Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'A e kuptoni atë që po përpiqem t’ju them'/ Pse postimet e fundit të Matthew Perry ishin rreth Batman?

'A e kuptoni atë që po përpiqem t’ju them'/ Pse postimet e fundit të Matthew Perry ishin rreth Batman?

15:11, 31/10/2023
A+ Aa A-

Matthew Perry, i njohur ndryshe si “Chandler Bing” nga “Friends”, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, duke thyer zemrat e fansave të tij kudo nëpër botë.

Aktori u gjet i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sipas autoriteteve, ambulanca mbërriti në shtëpinë e tij në orën 16:07 pasi morën një telefonatë nga asistenti i tij.

Mundësia që kjo të jetë vepër penale nuk mund të ekzistojë, pasi nuk janë gjetur gjurmë. Skenari më i mundshëm sipas raportimeve është se aktori ka pësuar një atak në zemër dhe është mbytur në pishinën e tij.  Gjithsesi dyshime ka edhe për ndonjë aksion ndaj tij sepse burimet e zbatimit të ligjit thonë për TMZ se trupi i Matthew nuk ishte i mbytur me ujë.

Ndërsa theksohet se Matthew ishte vetëm kur vdiq, ai ishte në shtëpi pasi luajti ditën e shtunë në Riviera Country Club dhe dërgoi ndihmësin e tij për një porosi. Kur asistenti u kthye në shtëpi, Matthew nuk reagoi dhe asistenti njoftoi ambulancën.


Image

'Është e drejtë të pyesim se cili do të ishte rezultati nëse dikush tjetër do të ishte pranë, ose nëse ndihmësi i tij do të kishte shkuar tek ai shtëpi më shpejt. Dhe pse ndihmësi i tij u vonua aq shumë?!

Këto janë vetëm hipoteza, ndërsa policia do të vazhdojë të hetojë vdekjen e yllit, në pritje të autopsisë nga Ekzaminuesi Mjekësor i Los Anxhelosit, që pritet të zgjasin 6 javë.

Kështu që në këto ditë nuk kanë munguar pista të shumta të thëna lidhur me vdekjen e aktorit. Janë fansat ata që aludojnë për skena të ndryshme duke u bazuar në materiale që mbledhin rreth tij.

Shumë kanë vënë re se shtatë postimet e fundit të Matthe Perry në Instagram kanë qenë për Batman. Por pse?

Postimi i parë i Perry-t në Instagram i lidhur me Batman-in u bë një javë më parë dhe është një video që tregon kamerën duke lëvizur rreth një dhome të errët, ndërsa në tre ekrane shfaqet Batman. Në fund të videos, kamera zmadhohet në një cep të tavanit dhe papritmas shenja Batman shfaqet e ndezur në të kuqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco