U shfaq krah tenistit serb Novak Djokoviç, reagon babai i Rita Orës

U shfaq krah tenistit serb Novak Djokoviç, reagon babai i Rita Orës

16:29, 30/10/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, këngëtarja Rita Ora është fotografuar e ulur përkrah tenistit serb Novak Djokoviç. Të dy ishin duke ndjekur finalen e Rugby-së pranë njëri-tjetrit dhe fytyra e Rita Orës dukej e qeshur.

Një moment që jo vetëm i ka zhgënjyer por nuk i ka pëlqyer aspak opinionit publik shqiptar, të cilët kanë ironizuar në rrjete sociale patriotizmin më të cilin Ora është përpjekur gjithmonë ta shesë veten.

Lidhur me këtë ngjarje, i ati i Rita Orës, Besnik Sahatçiu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar disa foto, ku Rita Ora shihet nën shoqërinë e bashkëshortit të saj.

“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke mbështetur All Blacks”, ka shkruar babai i Ritës në postim ku shihen lajme të shkëputura nga disa media botërore.

Përmes këtij postimi, babai i Rita Orës ka dashur të tregojë qartë se në fakt Djokoviç ka qenë i ulur një rresht pas këngëtares ndërsa përkrah shihet bashkëshorti i saj. Duket se tenisti i njohur ka ndryshuar pozicionin e tij gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke shpjeguar qartë fotot që janë bërë virale dhe që nuk janë pritur aspak mirë nga publiku shqiptar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rita Ora ‘gabon’. Ajo mori kritika të mëdha pak kohë më parë, teksa u shfaq në skenë duke mbajtur mbi supe flamurin e Serbisë.

Vetë këngëtarja u shfajësua me faktin se nuk ishte në dijeni se cilit shtet i përkiste flamuri që iu hodh në skenë nga një fans.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco