Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Angelina Jolie: 'Ajo që ndodhi në Izrael akt terrori, por kjo nuk justifikon viktimat civile në Gaza'

Angelina Jolie: 'Ajo që ndodhi në Izrael akt terrori, por kjo nuk justifikon viktimat civile në Gaza'

12:24, 30/10/2023
A+ Aa A-

Angelina Jolie foli për luftën midis Izraelit dhe Hamasit, fituesja e çmimit Oscar, tha se është ndjerë ‘e tronditur dhe e zemëruar me sulmin terrorist në Izrael’ që shkaktoi ‘vdekjen e kaq shumë civilë të pafajshëm.’

“Ajo që ndodhi në Izrael është një akt terrori. Por kjo nuk mund të justifikojë jetët e pafajshme të humbura në bombardimin e një popullsie civile në Gaza që nuk ka ku të shkojë, nuk ka qasje në ushqim apo ujë, nuk ka mundësi evakuimi, madje as të drejtën themelore të njeriut për të kaluar një kufi apo për të kërkuar strehim”, tha Jolie në një postim në Instagram.

“Për shkak të punës sime me refugjatët për 20 vjet, fokusi im është te njerëzit e zhvendosur nga dhuna në çdo kontekst.”

“Gaza ka një popullsi prej mbi 2 milionë njerëz (gjysma e tyre fëmijë), të cilët kanë jetuar nën një bllokadë të ashpër për gati dy dekada”, theksoi ajo.

“Kamionët e paktë të ndihmave që po hyjnë janë një pjesë e asaj që nevojitet (dhe dërgohej çdo ditë përpara konfliktit aktual), dhe bombardimet po shkaktojnë nevoja të reja humanitare të dëshpëruara çdo ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco