Ditë zie për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm

Ditë zie për kinematografinë/ Ndahet nga jeta aktori i famshëm

17:36, 28/10/2023
A+ Aa A-

Aktori Richard Moll u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Big Bear Lake, Kaliforni, në moshën 80-vjeçare.

Aktori ishte i njohur për rolin e përmbaruesit Bull Shannon në “Night Court”, me kolegë Harry Anderson dhe John Larroquette, nga viti 1984 deri në 1992.

Moll u nominua për çmimin Saturn për filmin horror “House” të vitit 1985. Ai luajti rolin e Harvey Dent/Two-Face në “Aventurat e Batman & Robin”, si dhe Scorpion në “Spider-Man: The Animated Series”. Ai gjithashtu pati pjesë në “The Flintstones”, “Jingle All the Way”, “Casper Meets Wendy” dhe “Scary Movie 2”.

Ai pati një rol të përsëritur në sitcom “Getting By” me protagonist Cindy Williams dhe interpretoi truprojën në “Mighty Max”. Moll vazhdoi të shfaqej në satirën e vitit 1999 “But I’m a Cheerleader” me Natasha Lyonne.

Paraqitjet e tij të tjera televizive përfshinin “Sabrina, magjistarja adoleshente”, “7th Heaven” dhe “Smallville”. Pasi u shfaq në filmin horror “Nightmare Man” në 2006, ai luajti në “Thomas Kinkade’s Christmas Cottage” përkrah Peter O’Toole, Marcia Gay Harden dhe Ed Asner dhe më vonë u shfaq në “Cold Case” dhe “Anger Management”. Ai gjithashtu u shfaq në filma të krijuar për televizion, duke përfshirë “No Place Like Home” dhe “The Headless Horseman”.

I lindur në Pasadena më 13 janar 1943, ai u diplomua në UC Berkeley dhe filloi aktrimin në Teatrin Will Geer duke interpretuar në veprat e Shekspirit.

Ai la pas fëmijët e tij Chloe dhe Mason Moll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco