‘Vlen më shumë nga të gjitha’, Klajdi Haruni tregon dhuratën nga Flori Mumajesi pasi u bë baba

‘Vlen më shumë nga të gjitha’, Klajdi Haruni tregon dhuratën nga Flori Mumajesi pasi u bë baba

21:44, 27/10/2023
A+ Aa A-

Klajdi Haruni është bërë baba për herë të parë, që me ardhjen në jetë të vajzës së quajtur Hea. I ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ai ka treguar më shumë rreth kësaj eksperience të bukur për të.

Teksa foli për emocionet si baba dhe planet e tij për të ardhmen, Klajdi tregoi edhe dhuratën e vecantë që mori nga miku dhe kolegu i tij prej vitesh Flori Mumajesi.

“Dhurata e parë fare që ka qenë një nga më të shtrenjtat për mua ka qenë kur sapo kisha marrë vesh lajmin që Orgesa është shhtatzënë dhe kur kam shkuar në studio për t’ia thënë Florit dhe ai ka bërë një melodi shumë të bukur. Atë që kemi vendosur tek klipi për ‘Gender Reveal’ dhe kjo besoj që është dhurata që vlen më shumë nga të gjitha.”- ka treguar artisti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco