Miliona dollarë në vetëm 5 minuta, Kim Kardashian thyen website-in me lançimin e veshjeve për meshkuj

Miliona dollarë në vetëm 5 minuta, Kim Kardashian thyen website-in me lançimin e veshjeve për meshkuj

15:46, 27/10/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian thuhet se fitoi miliona dollarë në vetëm pesë minuta pasi lançimi i shumëpritur i veshjeve për meshkuj i markës së saj 'SKIMS' theu rekordet e faqes së internetit me shitjet e shumta. Superylli 43-vjeçar lançoi markën e saj të veshjeve në 2019, por sapo ka filluar të sjellë në treg opsione për meshkuj dhe thuhet se ka 'thyer rekorde të trafikut në website' me lançimin, sipas TMZ.

Burime pranë yllit të 'The Kardashians' - e cila tashmë ka një pasuri neto të raportuar prej 1.7 miliardë dollarësh - pohuan se 25,000 porosi u kryen brenda pesë minutave.

Të njëjtat burime thonë gjithashtu se të enjten, 26 tetor, ka regjistruar kulmin më të lartë të shitjeve në historinë e 'SKIMS'.

Çmimet për të brendshmet dhe gjërat bazë fillojnë nga 20 dollarë dhe shkojnë deri në 80 dollarë dhe fushata e lançimit përfshiu superyjet e sportit Neymar Jr, Nick Bosa dhe Shai Gilgeous-Alexander. Një zgjedhje mëse e mirë që do i dha mundësinë 'SKIMS' të kapë interesin e audiencës mashkullore, duke siguruar vendin e 9-të në tabelën e gjërave në trend në X (Twitter).

Pasi njoftoi lëvizjen e re të biznesit, Kim pranoi se kjo ishte një gjë thelbësore në historinë e kompanisë për të diversifikuar gamën duke përfshirë burrat. Ajo tha: "Zgjerimi në hapësirën e veshjeve për meshkuj është një moment historik i madh për markën dhe një dëshmi e përkushtimit të SKIMS për të ofruar zgjidhje për të gjithë".

Kim pranoi se ishte shumë e emocionuar për këtë kapitull të markës së saj të suksesshme, e cila mendohet të jetë me vlerë 4 miliardë dollarë.

Ndoshta është koha për ta thënë: gjithçka që prek Kim Kardashian kthehet në ar. Apo në vend të kësaj, kjo është një lëvizje marketingu për të tërhequr vëmendjen e publikut? Sido që të jetë, ngjitja e Kim Kardashian drejt suksesit duket se është pa pengesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco