Drama e re e showbizit shqiptar: Çfarë ndodhi mes Salsano Rrapit dhe Luiz Ejllit?

Drama e re e showbizit shqiptar: Çfarë ndodhi mes Salsano Rrapit dhe Luiz Ejllit?

09:27, 27/10/2023
A+ Aa A-

Ditë e re, dramë e re në showbizin shqiptar. Luiz Ejlli vijon të jetë protagonist duke trazuar 'ujërat' e botës rozë ashtu si në 'Big Brother VIP'.

Çfarë ka ndodhur këtë herë? Aludohet për një krisje mes tij dhe Salsano Rrapit, krah të cilit ka luajtur edhe në filmin në 'Kuadër të dashurisë'.

Pse? 

Si fillim, Salsano në programin "Ndryshe", tha përmes humorit se tanimë as aktor s'është, pasi "mbreti" është dikush tjetër. Dhe të gjithë e dimë se kush cilësohet prej muajsh si "mbret" nga fansat e tij.

"Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti", u shpreh Salsano. Dhe nëse kjo mund të duket si batutë, ka edhe diçka tjetër.

Së dyti, në një postim në Instastory, Salsano publikoi një foto të të gjithë kastit të filmit duke prerë Luizin.

Fotoja origjinale:

Image

Fotoja e Salsanos:

Image

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por dukshëm gjërat nuk janë si më parë.

Para disa ditësh, i ftuar në Wake Up, Salsano tha se interpretimi i Luizit si aktor në “Në kuadër të dashurisë” ka qenë shumë i mirë, duke shtuar se këngëtari është i talentuar si aktor dhe këtë e tregoi edhe në “Big Brother” me personazhin që ndërtoi.

“Shumë mirë. Domethënë, ai është i talentuar. Luizi ka aktruar shumë mirë në Big Brother dhe ky është talent. Domethënë ti të sillesh, edhe pse nuk do të sillesh ashtu, sillesh ashtu. Edhe aktrimi kjo është, të bësh jetën e dikujt tjetër. Domethënë të sillesh sikur nuk je ai dhe ai e bëri. Ky është një fillim shumë i mirë për Luizin.”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco