Dikur quhej 'Kujtim'! Rrëfimi i Edona James: 'Si u martova vetëm për para'

Dikur quhej 'Kujtim'! Rrëfimi i Edona James: 'Si u martova vetëm për para'

23:18, 25/10/2023
A+ Aa A-

Mbrëmë e djeshme u mbajt ‘Prime’ i dytë i 'Big Brother VIP Kosova'. Përgjatë spektaklit fokusi ishte tek Edona James, e cila mes tjerash ka rrëfyer historinë e saj të transformimit dhe paragjykimet me të cilat është përballur.

Gjatë fëmijërisë Edona emrin e ka pasur Kujtim Shehu. Edona njihet si tranvestit që ka thyer tabutë në trojet shqiptare, pasi ka qenë e martuar me partnerin që kishte një lidhje dashurie prej 3 vitesh.

E pyetur nga banorët e tjerë brenda ‘Big Brother VIP’ ajo ka zbuluar se dasma ishte madhështore dhe me shumë të ftuar në Gjermani. Gjithashtu ajo theksoi se nuk ishte martuar se kishte ndjenja për partnerin e saj, por e donte për paratë e tij.

“Nuk e kam dashur atë, ia kam dashur paratë, doja që me paratë e tij të bëja një jetë të mirë, nuk doja të bëja më punën si eskort, nuk e bëja atë se doja por nuk kisha tjera mundësi”, tha Edona.

Po ashtu ajo ka zbuluar se i janë dashur 20 operacione plastike dhe mijëra euro për të pësuar transformimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco