Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Zemërimi i Irina Shayk: E pakënaqur që Bradley Cooper takohet me një supermodele më të re!

Zemërimi i Irina Shayk: E pakënaqur që Bradley Cooper takohet me një supermodele më të re!

16:38, 25/10/2023
A+ Aa A-

Irina Shayk duket se nuk e ka pritur mirë faktin se Bradley Cooper është lidhur me Gigi Hadid. Cooper dhe Hadid, të cilët janë të dy prindër të vajzave të vogla, janë afruar më shumë gjatë tetorit dhe janë parë vazhdimisht nga fansat dhe mediat në Nju-Jork.

Image

Së fundmi thuhet se Shayk, e cila ishte në lidhje me Cooper midis 2015 dhe 2019, nuk është e lumtur që ai ka kaluar nga ajo te modelja 28-vjeçare, e cila më parë ishte në lidhje me Zayn Malik nga “One Direction”. “Irina nuk është e lumtur me Bradley-n për lidhjen e tij me një supermodele tjetër”, tha një burim për "Page Six". "Atë e gjeti në befasi”.

Në moshën 37-vjeçare, Shayk është një dekadë më e madhe se Hadid dhe besohet se kjo është një nga arsyet kryesore të zemërimit të saj, së bashku me faktin se ajo ka një vajzë me aktorin dhe dëshiron të qëndrojë pranë tij për këtë arsye.

Ndërkohë, raportohet se Irina Shayk ka ndërprerë lidhjen me Tom Brady, me të cilin ishte takuar muajt e fundit. Ata u panë, duke dalë nga i njëjti hotel në Londër, pasi thuhej se kishin udhëtuar së bashku për në Mbretërinë e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco