Statuja prej dylli e The Rock është kaq e çuditshme, sa aktori u ndje i ofenduar

Statuja prej dylli e The Rock është kaq e çuditshme, sa aktori u ndje i ofenduar

10:53, 24/10/2023
A+ Aa A-

Një muze me statuja prej dylli në Paris shfaqi statujën e The Rock, por reagimi nuk ishte ai që pritej.

Musée Grévin, një muze i krijuar sipas Madame Tussauds në Londër, zbuloi statujën prej dylli të aktorit javën e kaluar, por tërhoqi me shpejtësi reagime negative në internet.

Image

“Ata e zbardhën The Rock,” shkroi një përdorues në X (njohur më parë si Twitter). Llogaria në Instagram Shade Room e konsideroi statujën "me mungesë melanine".

The Rock ka lindur në Kaliforni; nëna e tij është samoane (populli polinezian autokton i Ishujve Samoan), ndërsa i ati ka origjinë afrikane, por ka lindur në Kanada.

The Rock u shpreh në një koment në Instagramin e komedianit James Andre Jefferson Jr. se statuja e bëri që të ndihej disi “i ofenduar”. Ai shtoi se ekipi i tij kontaktoi me miqtë në Muzeun Grevin në mënyrë që të ripunojnë statujën.

"Dhe herën tjetër që të jem në Paris, do të ndalem dhe do të pi një pije me veten time,” tha aktori.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco