Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rebeca Los lëshon 'bombën' për David Beckham: E gjeta në shtrat me një modele, po fliste në telefon me Viktorian

Rebeca Los lëshon 'bombën' për David Beckham: E gjeta në shtrat me një modele, po fliste në telefon me Viktorian

19:32, 23/10/2023
A+ Aa A-

Rebeca Loos e dashura e supozuar e David Beckham, pretendoi se e gjeti atë në shtrat me një modele, ndërsa ajo fliste me Victoria Beckham në telefon.

Pas publikimit të Dokumentarit në “Netflix ” të David dhe Victoria Beckham ka reaguar menjëherë ish-modelja Rebeca Loos në një e intervistë për “Daily Mail “.

Pasi u pretendua se Loos në vitin 2004 kishte një lidhje në fshehtësi me yllin e futbollit ajo ka bërë një deklaratë ku pretendon se dikur e gjeti Beckham në shtrat me një grua tjetër.

Në atë kohë, Loos dyshohet se sapo kishte mbërritur në shtëpinë e sulmuesit brazilian Ronaldo Nazário në Madrid në shtator 2003, kur ajo pretendon se e pa Davidin “të fshehur në fund të kopshtit” duke biseduar me një modele spanjolle.

Më vonë po atë natë ajo dyshohet se mori një telefonatë nga Victoria

“Ajo ishte e mërzitur sepse po telefononte Davidin dhe ai nuk po i përgjigjej, unë i thash se nuk e di ku ishte.. dhe ajo më thotë mos e mbyll telefonin shko dhe gjeje atë ” – tha Loos në intërvistë.

“Pra është pak e vështirë.. Hyra në shtëpi dhe ngjita shkallët kur  pashë dy truprojat e David jashtë derës… Unë i pëshpërita njërit prej atyre është Victoria në telefon.. ai shkoi ta thërriste David-in”

“Unë e ndoqa atë dhe pashë që David ishte në dhomë të gjumit me një modele,,ajo ishte shtrirë në krevat. Isha e tërbuar dhe vetëm i shikoja i zgjata telefonin dhe i thash-gruaja jote “.

Më pas Loos vazhdoi: “Isha shumë e lënduar. Ishte vetëm kjo ndjenjë e tmerrshme dhe mendova me vete: ‘Ti budallaqe’. Por ai më kishte mua si mund ta bëj këtë- përfundoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco