Erjola Doçi flet për ish-in: E njihni, është personazh publik!

Erjola Doçi flet për ish-in: E njihni, është personazh publik!

09:08, 20/10/2023
A+ Aa A-

Erjola Doçi ka qenë e ftuar sot në “Ftesë në 5”. Në këtë intervistë ajo foli hapur për jetën e saj përtej ekranit.

Erjola tregoi se puna e saj e parë ka qenë si recepsioniste në një kompani private e paga e parë që ka marrë ka qenë 450 euro.

Sa i përket jetës sentimentale, moderatorja tha se është ndarë nga një lidhje dashurie me një personazh publik.

“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund t’i bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha ndër të tjera ajo.

Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë, por pa përmendur emra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco