Khloe Kardashian i lë të gjithë pa fjalë me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare

Khloe Kardashian i lë të gjithë pa fjalë me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare

21:42, 19/10/2023
A+ Aa A-

Khloe Kardashian i la të gjithë pa fjalë në dasmën e shoqes së saj të ngushtë, Stephanie Shepherd dhe Larry Jackson, që u mbajt në qershor.

Në fotot e reja të shpërndara në Instagram të mërkurën 39-vjeçarja shkëlqente me një fustan mahnitës të argjendtë nga stilistja shqiptare, Lena Berisha.

Khloe qëndronte në taka argjendi të larta dhe kishte lënë flokët e saj bionde të kapura topuz me disa fije të lëshuara sipër fytyrës.

Ajo vendosi diamant dhe perla në qafë, një palë vathë diamanti dhe mbante një byzylyk gjithashtu me diamant në njërën dorë.

Khloe ndau fotot e saj magjepsëse në Instagram me mbishkrimin: “Dasma e Steph dhe Larry”.

Ylli i showbizit ishte pjesë e ceremonisë me motrën e saj, Kim Kardashian, nënën Kris Jenner, Hailey Bieber.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco