Anulohet ceremonia 'MTV Europe Awards', shkak lufta Izrael-Hamas

Anulohet ceremonia 'MTV Europe Awards', shkak lufta Izrael-Hamas

21:07, 19/10/2023
A+ Aa A-

Ceremonia e MTV Europe Music Awards është anuluar për shkak të shqetësimeve të sigurisë "duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore", raportojnë mediat e huaja.

Në një deklaratë që shpalli vendimin thuhet se "duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të mos ecim përpara me MTV EMA-të e vitit 2023 për shkak të kujdesit të madh për mijëra punonjës. Anëtarët e ekuipazhit, artistët, fansat dhe partnerët që udhëtojnë nga të gjitha anët e botës për të sjellë në jetë shfaqjen."

"MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale. Ndërsa shohim ngjarjet shkatërruese në Izrael dhe Gaza që vazhdojnë të shpalosen, ky nuk duket si një moment për një festë globale. Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment i zi”,-thuhet në deklaratë.

Ngjarja vjetore do të zhvillohej në Paris të dielën më 5 nëntor, duke përfshirë yje si Taylor Swift , Olivia Rodrigo , Miley Cyrus dhe Nicki Minaj në mesin e të nominuarve të profilit të lartë. Organizatorët thanë se mezi presin që eventi të kthehet në nëntor 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco