Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Babai i Heidi Baçit e akuzoi për keqtrajtim, flet shoku i ngushtë i Massimiliano Varrese: Do e hedhim në gjyq për prishje imazhi!

Babai i Heidi Baçit e akuzoi për keqtrajtim, flet shoku i ngushtë i Massimiliano Varrese: Do e hedhim në gjyq për prishje imazhi!

20:57, 19/10/2023
A+ Aa A-

Miku i Massimiliano Varrese, ka thënë në një intervistë se do të padisë për shpifje dhe prishje imazhi të atin e Heidi Bacit pasi në “Grande Fratello” tha se Massimiliano ishte shumë i madh për vajzën e tij, madje e akuzoi se e kishte keqtrajtuar.

[Grande Fratello, la reazione di Varrese dopo l'abbandono di Heidi Baci]

Për ata që nuk e dinë, Heidi Baci ishte shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” këtë sezon dhe e la garën në mes me kërkesë të babait të saj, pasi ai dhe gruaja e tij nuk ishin dakord për lidhej e tij me një nga konkurrentet e formatit.

Kujtojmë që në formatin “BB-Italia” ajo ka takuar një 47-vjeçar Massimiliano Varrese dhe ka nisur të krijojë një marrëdhënie romantike me të, gjë që ka shqetësuar të atin, i cili në një transmetim live i ka kërkuar të bijës të largohet nga shtëpia dhe e ka marrë me vete.

“Ai është i moshuar dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më si më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk mund të krijoni një mur me një person kush ju ka vënë nën presion”-fjalët e babait në emision live.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco