Ndërron jetën 'kunati' i Rocky Balboa

Ndërron jetën 'kunati' i Rocky Balboa

16:31, 19/10/2023
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori Burt Young, i njohur për rolin e Paulie Pennino në sagën e filmave të boksierit që pushtoi zemrat e mijëra shikuesve Rocky Balboa.

Young vdiq në banesën e tij në Los Angeles, teksa lajmi u konfirmua për mediat amerikane nga e bija Anne Morea Steingieser.

Gjatë karrierës së tij të suksesshme, Burt Young mori pjesë në më shumë se 160 filma dhe projekte televizive. Përpara se t’i hynte karrierës si aktor, Burt shërbeu në marinën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 2 vite.

Një nga daljet e tij të para në televizor ishte në vitin 1969 në serialin “The Doctors”, ku ai luajti rolin e një banakieri, sipas faqes zyrtare të Burtit në IMDB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco