Luana Vjollca ‘çmend’ fansat me poza joshëse nga Milano

Luana Vjollca ‘çmend’ fansat me poza joshëse nga Milano

14:24, 19/10/2023
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca merr çdo herë vëmendje me paraqitjet e saj, që janë gjithmonë mjaft unike. Bukuroshja e ekranit është ndër personazhet shqiptare më të ndjekura në Instagram, me mbi dy milionë fansa dhe aty sjell imazhe nga më të ndryshmet.

E njohur edhe për format joshëse të trupit, Luana ka sjellur edhe së fundmi disa imazhe në të cilat dukej në super formë.

Foto u shkrepën nga udhëtimi i saj në Milano të Italisë, ndërsa ajo shihet e veshur me bluzë ngjyrë bezhë dhe xhinse.

Image

Për një dukej më të kompletuar, prezantuesja la flokët e gjata të lëshuara sipër, grim të lehtë me nuanca kafe dhe e përfundoi me aksesor ari.

Sa i përket karrierës ajo është rikthyer me një projekt televiziv, “Love Island” që është një patentë ndërkombëtare dhe erdhi për herë të parë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco