Arbana emocionon në ditëlindjen e 'diellit të jetës së saj' (mes fotove edhe një nga dasma)

Arbana emocionon në ditëlindjen e 'diellit të jetës së saj' (mes fotove edhe një nga dasma)

11:12, 19/10/2023
A+ Aa A-

Sot në shtëpinë Arbana Osmanit ka festë pasi djali i dytë i moderatorës feston ditëlindjen. Në këtë ditë të shënuar, Arbana ka zgjedhur që të birit t’i bëjë e një urim edhe në rrjetin e saj social Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen Dielli i jetës sime; O Zot çfarë Dielli je ti ❤️”, ka shkruar ajo.

Dhe krahas urimit, Arbana ka ndarë disa foto me momente shumë të bukura që ajo ka kaluar me të birin, por ajo që spikat është foto realizuar në dasmën e saj dhe të Eduartit disa muaj më parë, duke qenë se ceremonia e tyre u mbajt private dhe fotot që ajo ka ndarë kanë qenë po ashtu të pakta.

Arbana është nënë e tre fëmijëve, e Jonit nga martesa e saj e mëparshme, dhe e Diellit dhe vajzës Zoi, të cilët i ndan me regjisorin Eduart Grishaj.

Prej disa vitesh ata janë në një marrëëdhënie dashurie, të cilën zgjodhën ta kurorëzijnë në një dasmë madhështore në Itali, pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve të tyre të përbashkët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco