‘Kisha frikë…’/ Britney Spears tregon ‘torturat’ e të atit në fëmijëri

‘Kisha frikë…’/ Britney Spears tregon ‘torturat’ e të atit në fëmijëri

22:22, 18/10/2023
A+ Aa A-

‘The Woman  In Me’, libri autobiografiki i ylli i pop-it Britney Spears që pritet të publikohet së shpejti ka qenë kryefjala e mediave ndërkombëtare të showbiz dhe jo vetëm.

Në një kapitull të librit tregohet një tjetër moment shumë i vështirë i Spears, ku në qendër është familja dhe babai i saj.

Spears ka treguar për fëmijërinë e saj traumatike dhe torturat e vazhdueshme që ajo duroi nga babai i saj alkoolik, Jamie Spears.

Ikona e popit, 41-vjeçare, e përshkruan babanë e saj si “të keq, apatik dhe të ftohtë”. Ky abuzim u shtri deri në të 30-at e saj, pasi Jamie shpesh e fyente për pamjen e saj, duke e cilësuar shpesh si “të trashë” dhe duke e detyruar atë të punonte kundër vullnetit të saj.

Britney kujtoi dhe sjelljet e çrregullta të babait të saj të nxitur nga alkooli, duke rrëfyer se ai pinte tepër, duke i shkaktuar asaj frikë të madhe.

Babai pinte derisa nuk mund të mendonte. Ai u zhduk nga shtëpia për disa ditë me radhë. Dhe kur ishte i dehur, bëhej shumë keq”, thuhet në një ekstrakt të librit sipas The Sun.

“Stresi i mungesës së parave u komplikua nga kaosi i shkaktuar nga ndryshimet ekstreme të humorit të babait”.

“Kisha frikë veçanërisht të hipja në makinë me të, sepse ai fliste me veten gjatë vozitjes. Unë as nuk e kuptoja se çfarë thoshte. Ai dukej se ishte në botën e tij”, vazhdoi ajo mes tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco