Eminem feston sot ditëlindjen. Nuk do ta besoni sa vjeç mbush rreperi

Eminem feston sot ditëlindjen. Nuk do ta besoni sa vjeç mbush rreperi

17:57, 17/10/2023
A+ Aa A-

Reperi i famshëm, Eminem sot feston ditëlindjen dhe duket se mosha është thjesht një numër për artistin. Ylli i muzikës emri i të cilit është Marshall Mathers feston sot plot 51 vite jetë dhe fansat nuk mund ta besojnë.

“Eminem është 51 vjeç. O Zot”, shkroi një fans në Twitter.
“51??? ai duket si 35”, shkroi tjetri. 

Eminem mori famë të madhe në 1999, pas publikimit të albumit të tij, “The Slim Shady LP”. Hitet e njohura të Eminem përfshijnë “My Name Is”, “The Real Slim Shady”, “The Way I Jam”, “Stan”, “Without Me”, “Lose Yourself”, ” Mockingbird”, “Not Afraid”, “Love the Way You Lie”, “The Monster”, “River”, “Godzilla” dhe “Rap God”, të cilat thyen Rekordin Botëror Guinness për më shumë fjalë në një këngë hit, me 1560 fjalë.

Përveç karrierës së tij solo, Eminem ishte anëtar i grupit hip hop D12 . Ai njihet gjithashtu për bashkëpunimet me reperin tjetër me bazë në Detroit, Royce da 5’9″ ; të dy njihen kolektivisht si Bad Meets Evil .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco