'Ka krisje..', Luizi flet për marrëdhënien e tij me Arbanën!

'Ka krisje..', Luizi flet për marrëdhënien e tij me Arbanën!

15:43, 17/10/2023
A+ Aa A-

Në media sociale prej javësh po flitet për një krizë të mundshme mes Arbanës dhe Luizit, pasi thuhet se moderatorja nuk është dakord që këngëtari të jetë opinionist i BBV, ndryshe nga drejtuesit e Topit.

Së fundmi gjatë premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër, Luizi është pyetur në lidhje me marrëdhënien e tij me moderatoren, dhe ai u shpreh,

“Marrëdhënia ime me Arbanën? Ajo është atje, unë jam këtu…çfarë marrëdhënieje? Ka krisje, por në maj do e zbuloj se nuk më lejohet”, u shpreh Luizi, duke mos dhënë shumë detaje”.

@luizejlli0 #luizejlli #kiaratito #bigbrathervip ♬ Shqiptar - Sajmen

Mbetet për parë në vijim për të zbuluar nëse marrëdhenia e tyre ka vërtetë krisje. Kujtojmë që Luizi e ka hequr nga Instagrami, Arbanën bashkë me Eduratin, partnerin e saj..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco