Luftoi mbi 23 vjet me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta aktorja Susan Somers!

Luftoi mbi 23 vjet me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta aktorja Susan Somers!

13:58, 17/10/2023
A+ Aa A-

Susan Somers ka humbur betejën e saj të gjatë me kancerin, një ditë para ditëlindjes së saj të 77-të. Aktorja vdiq të dielën herët në mëngjes në moshën 76-vjeçare.

“Susan Somers ndërroi jetë në shtëpi në orët e para të 15 tetorit. Ajo i mbijetoi një forme agresive të kancerit të gjirit për më shumë se 23 vjet. Susan ishte e rrethuar nga burri i saj i dashur, Alan [Hamel], djali i saj, Bruce dhe familja e saj e ngushtë”, tha nw njw deklaratw zwdhwnwsi i saj.

Përfaqësuesi i aktores vuri në dukje se familja e saj kishte planifikuar të mblidhej të hënën, që do të ishte ditëlindja e saj e 77-të. “Në vend të kësaj, ata do të festojnë jetën e saj të mrekullueshme dhe do të donin të falënderonin miliona fansat dhe ndjekësit e saj që e donin aq shumë. Një varrim familjar privat do të bëhet këtë javë, i ndjekur nga një shërbim përkujtimor muajin e ardhshëm".

Image

Suzanne Somers, e cila ishte një aktore, autore, këngëtare dhe biznesmene amerikane, lindi më 16 tetor 1946 në San Bruno, Kaliforni, SHBA. Somers u bë më e njohur për rolet e saj televizive, veçanërisht si Chrissy Snow në serialin popullor të viteve 1970 Three’s Company. Ky rol i veçantë e bëri atë një figurë të shquar në kulturën pop amerikane në atë kohë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco