Zbulo se sa lloje inteligjencash ke ti

Zbulo se sa lloje inteligjencash ke ti

13:53, 17/10/2023
A+ Aa A-

humë prej nesh janë të bindur se inteligjenca është vetëm e një tipologjie dhe mendohet se është e lindur ose e përftuar nga njohuritë e ndryshme që marrim gjatë jetës. Megjithatë, sipas Howard Gardner, profesor në Harvard, në fakt ka disa lloje inteligjencash, që gjenden te një njeri. 

Kjo quhet edhe "Teoria e inteligjencës së shumëfishtë" ("MI Theory") dhe përkon me teorinë se nuk ekziston një inteligjencë e vetme, e matur në mënyrë adekuate nga IQ ose teste të tjera me përgjigje të shkurtra. Në vend të kësaj, në bazë të provave nga burime të ndryshme, teoria pretendon se qeniet njerëzore kanë një sërë kapacitetesh intelektuale relativisht diskrete, duke treguar se njerëzit kanë disa kapacitete të tjera të rëndësishme intelektuale.

Howard Gardner zhvilloi "teorinë e MI" në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980. Ai mori prova nga një shumëllojshmëri burimesh, disiplinash dhe traditash kërkimore dhe e prezantoi teorinë për herë të parë në vitin 1983, në librin "Frames of Mind: The Theory of Multiple Intelligences" (botim i ri, 2011). Sipas teorisë, llojet e inteligjencave janë këto:

Image

Hapësinore – Aftësia për të konceptuar ose manipuluar sipërfaqe të hapësirës në shkallë të gjerë (p.sh: pilot, marinar), ose objekte në hapësirë (p.sh: arkitekt, lojtar shahu).
 
Trupore – kinestike – Aftësia për të përdorur trupin, apo pjesë të ndryshme të trupit për të zgjidhur problemet ose për të krijuar produkte (p.sh: kërcimtar).
 
Muzikore – Ndjeshmëria ndaj ritmit, tonit, melodisë dhe timbrit. Mund të sjellë aftësinë për të kënduar, luajtur nëpër instrumente muzikore dhe/ose për të kompozuar muzikë (p.sh: dirigjent, baterist).
 
Gjuhësore (Linguistike) – Ndjeshmëria ndaj kuptimit të fjalëve, renditjes së tyre, tingullit, lakimit dhe gjithçkaje që ka lidhje me gjuhën.
 
Logjiko – matematikore – Aftësia për të konceptuar marrëdhëniet logjike mes veprimeve dhe simboleve matematikore (p.sh: matematikant, shkencëtar).
 
Sociale (Ndërpersonale) – Aftësia për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me të tjerët, duke kuptuar ndjenjat, karakteret dhe dëshira e të tjerëve (p.sh: psikolog, negociator).
 
Vetë-inteligjencë (Intrapersonale) – Ndjeshmëria ndaj qëllimeve dhe shqetësimeve të dikujt, si dhe aftësia për të vepruar në bazë të tipareve personale. Kjo inteligjencë nuk është e veçantë për karriera specifike, por lidhet me të gjithë individët që bëjnë pjesë në një shoqëri komplekse moderne, ku secili duhet të marrë vendime të rëndësishme për veten.
 
Natyrore – Aftësia për të bërë dallime të shumta në natyrë, si për shembull mes një bime apo një tjetër, formimi reje, dukurie natyrore etj.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco