Ç’dihet deri tani për serialin që pritet të konkurrojë ‘The Crown’

Ç’dihet deri tani për serialin që pritet të konkurrojë ‘The Crown’

09:26, 17/10/2023
A+ Aa A-

Netflix po krijon një serial televiziv mbi ish-presidentin amerikan John F. Kennedy, zbulon Variety. Sipas burimeve, seriali do të konkurrojë bindshëm me atë “The Crown” në Netflix, që kishte në fokus jetën e mbretëreshës Elizabeth II, nga ngjitja në fron pas vdekjes së të atit, mbretit George VI te një portret më intim i saj, përballja me dashurinë e ndaluar të së motrës e deri te prezantimi në familje i Lady Diana-s.

Image

Fituesi i çmimit Oscar, Eric Roth, i cili ka shkruar filmat “Dune” dhe “Forrest Gump” do të shkruajë skenarin, njëherësh do të jetë edhe producenti ekzekutiv i serialit të ardhshëm Kennedy.

Thuhet se ai është i bazuar në librin biografik për ish-presidentin Kennedy me titull “Coming of Age in the American Century, 1917-1956”.

Romani zbulon marrëdhëniet e hershme të John F. Kennedy, përvojat e tij në Luftën e Dytë Botërore, idetë, shkrimet dhe më e rëndësishmja synimet politike. Sipas autorit, aspiratat e Kennedy-t morën formë në moshë të re dhe ishin dëshira e kundërt e të atit të ish-presidentit që e donte të birin protagonist në jetën publike, por jo në politikë.

Image

Autori zbulon detaje nga jeta e Kennedy-t gjatë lindjes së Luftës së Ftohtë, duke treguar për herë të parë angazhimin e tij si gazetar i ri në vitin 1945 dhe shkrimet e tij për kërcënimin nga një Rusi imperialiste dhe duke theksuar njohuritë për marrëdhëniet ndërkombëtare sidomos pas arsimimit në Harvard.

Sa i takon kastit të aktorëve që do të interpretojnë në këtë serial, ende nuk dihen emra konkretë, por mendohen se Katie Holmes që ka portretizuar Zonjën e Parë Jacqueline Kennedy në serialin e shkurtër të vitit 2011 “The Kennedys” dhe Martin Sheen, i cili luajti në rolin e John F. Kennedy, në serialin me të njëjtin emër në vitin 1983 mund të jenë dy prej tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco