‘Grimcat e jetës’ të Sonilda Hotit! Autorja shqiptare që soli frymë të re në letrat shqipe…

10:31, 16/10/2023
A+ Aa A-

Poetja Sonilda Hoti sjell botimin me vargje 'Grimca jete' frymëzuar nga malli për Shqipërinë. Vëllimi poetik vjen si një frymë e re në letrat shqipe.

E ftuar mëgjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ ishte autorja e librit,  ku na ka rrëfyer të gjithë ‘rrugën’ e krijimit të këtyre vargjeve poetike që shpirtërisht e lidhin ngushtë me mallin që ka për Shqipërinë e saj.

Biseda në studio:

Flavio: A është titulli përshkrues refektim i temave që kanë të bëjnë me përditshmërinë tënde?

Sonilda Hoti: Sigurisht! Në fakt titulli u zgjodh pikërisht nga poezitë që janë shkruar që janë grimca të jetës sime ku secili lexues mund të gjendet brenda poezive të mia.

Flavio: Pse ke zgjedhur një temë aq klasike?

Sonilda Hoti: Poezitë e mia janë të lidhura ngushtë me vendin tim, pra me Shqipërinë për shkak se kam ardhur shumë e vogël dhe jam rritur e formuar në një vend të huaj, gjithmonë koka ime ka qenë e kthyer pas.

E imja dhe e familjes sime, sepse gjithmonë kemi jetuar me shpresën se një ditë mund të kthehemi dhe mund të bëjmë diçka me vendin tonë.

Për fat të keq, ashtu siç në shumë poezi të mia përshkruhet aq sa është malli për vendin tim, aq e përshkruaj si dashurinë për vendin tim si zgjënjimin që kam përjetuar vitet e fundit.

Flavio: Zhgënjimin nga Shqipëria?

Sonila Hoti: Zhgënjim nga Shqipëria, nga sistemi që ka qenë ditet e fundit, nga ikja e  të rinjve duke na prerë krahët ne që kemi patur gjithmonë ëndërr rikthimin.

Flavio: Sa e gjallë është ajo ëndërr sot?

Sonila Hoti: Unë jam shumë optimiste si natyrë e gjithmonë e shikoj të gjallë atë ëndrrën e rikthimit e lutem dhe rri me shpresën se një ndryshim do të ndodhë.

Ose më saktë, duhet të ndodhë me patjetër sepse ndryshe do të humbasim gjënë më të rëndësishme, pra rininë dhe dëshirën e tyre për të qëndruar këtu.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco