Mundësit sumo e bëjnë avionin shumë të rëndë për të fluturuar

Mundësit sumo e bëjnë avionin shumë të rëndë për të fluturuar

10:12, 16/10/2023
A+ Aa A-

Shqetësimet për 27 mundës sumo 120 kg në një avion bënë që të ndërmerret një “hap i pazakontë” nga Japan Airlines.

Kompania ajrore pati shqetësime se dy avionët me të cilët fillimisht do të fluturonin mundësit sumo nuk do të ishin në gjendje të mbanin mjaftueshëm karburant për shkak të kufizimeve përsa i përket peshës.

Shqetësimi për kapacitetin e karburantit nisi kur stafi mësoi vonë të enjten se listat e pasagjerëve përfshinin mundësit sumo, të cilët peshonin mesatarisht 120 kg - shumë më tepër se mesatarja 70 kg.

"Është jashtëzakonisht e pazakontë për ne të kryejmë fluturime speciale për shkak të peshës në avion," tha një zëdhënës i Japan Airlines për gazetën rajonale Minami-Nippon Shimbun.

Nuk ka asnjë kërkesë për peshën minimale për t'u bërë një mundës sumo, por sporti i lashtë dominohet nga burrat e rëndë. Arora, një sumo me origjinë ruse, i cili doli në pension në vitin 2018, është më i rëndi i të gjitha kohërave - 292.6 kg në kulmin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco