Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Albi Nako i pakënaqur me Ilirin dhe Lorin si anëtarë jurie të 'DWTS'

Albi Nako i pakënaqur me Ilirin dhe Lorin si anëtarë jurie të 'DWTS'

13:55, 15/10/2023
A+ Aa A-

Albi Nako i ftuar në emisionin “Dancing With The Stars Fan Club”, ka komentuar natën e dytë të spektaklit të kërcimit.

Nëse prisni fjalë të mira, në fakt koreografi pati rezerva për puntatën dytë të DWTS.

“Një puntatë më e zbehtë se nata e parë. Pretendimi është më i madh për natën e dytë, në rritje. Është një kast, i shoh se kanë gjëra personale, hatërmbetje nga e shkuara”.

Jo vetëm kaq, Nako pati një vrenjtje edhe për kolegët e tij Ilir Shaqirin dhe Lori Balën.

“Në lidhje me jurinë, me gjithë respektin që kam për të katërt, se kam punuar me ta. Iliri dhe Lori duke qenë se janë shumë profesionalë, duket sikur profesionalizmin e tyre duan që t’a ngulisin në mendjen e publikut. E dashje pa dashje dalin nga konteksti i tyre. Nuk arrij që ti kuptoj ‘bravo, ulu 4 dhe nuk ishe mirë, 10 pikë’”, tha koreografi i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco