Shoku i tij, Visjani dënon 'batutën' e Albanos ndaj Trixës dhe Albanit!

Shoku i tij, Visjani dënon 'batutën' e Albanos ndaj Trixës dhe Albanit!

11:14, 15/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në “S’e Luan Topi” Visjan Ukcenaj ka komentuar “batutën” maskiliste të shokut dhe kolegut të tij Albano Bogdos ndaj Beatrix dhe Alban Ramosajt.

Aktori tha se nuk e mbështet sigurisht dhe e konsideroi cinike abuzimin me fjalën e lirë.

“Albano ka qenë kolegu im gjithë këto vite dhe më vjen keq që e ka bërë këtë gabim. E di që nuk e ka bërë nga keqdashësia. Ndoshta nga entuziazmi. E ka marrë ai hovi i punës së re. Unë nuk e mbështes absolutisht. Asnjëherë nuk duhet të jemi cinik dhe të abuzojmë me lirinë e fjalës. Nga ana ime të isha i afërmi i Trixës do të ndjehesha shumë keq. Albano ka bërë një gabim,”-shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco