15 Tetori, Dita Botërore e Studentëve!

15 Tetori, Dita Botërore e Studentëve!

09:56, 15/10/2023
A+ Aa A-

Edukimi është pasaporta jonë për të ardhmen, sepse e nesërmja u takon atyre që përgatiten sot për të.

Fraza të tillë përshkruajnë më së miri rëndësinë e edukimit në një shoqëri. E kur flasim për edukimin, të parët që na vijnë ndërmend janë studentët, të cilët sot shënojnë Ditën Botërore të tyre.

Dita Botërore e Studentëve është një festë e diversitetit, e kulturave të ndryshme dhe e bashkëpunimit midis studentëve në të gjithë globin.

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 15 tetorin si Ditën Botërore të Studentëve në vitin 2010, në datën e lindjes së ish-presidentit të Indisë, Abdul Kalam, për shkak të dashurisë së madhe për studentët që kishte ai dhe përqendrimit në promovimin e arsimit. Porosia e Kalamit për studentët ishte “Ju duhet të ëndërroni, para se ëndrrat tuaja të bëhen realitet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco