Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sërish armiq? Olta përgjigjet me heshtje për marrëdhënien e saj me Luizin

Sërish armiq? Olta përgjigjet me heshtje për marrëdhënien e saj me Luizin

09:30, 15/10/2023
A+ Aa A-

U përfol se gjatë xhirimeve të “Në Kuadër të Dashurisë” Olta dhe Luizi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin, ndërsa sherrin e “pohoi” edhe heshtja e aktores.

Në një intervistë së fundmi ajo e shmangu, bëri sikur s’dëgjonte teksa u pyet nëse flasin apo jo me njëri-tjetrin.

Përpos kësaj nuk hezitoi të thonte dy fjalë për raportin e tyre në film, teksa shtoi se janë përpjekur që filmi të dalë sa më mirë. Si aktor ajo e vlerësoi me notën 10 Luizin, vetëm se kishte luajtur krah saj.

“Kemi qenë bashkëpunues shumë të mirë, të dy donim që filmi të dilte mirë. Në zemrën time nuk ka urrejtje. Unë jam tip që nuk mbaj inat. 5 minuta e kam dhe pastaj të përqafoj.

S’kam kohë ta urrej, s’e takoj, s’kam as motiv ta takoj. Mua Luizi më shijoji në film. Nuk më kujtohet si puthte Luizi, se puthjet në film janë teknike.

“Baby kiss” kemi bërë ne nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe. Dori nuk e komentoi fare puthjen. Tha vetëm ishe shkëlqyeshëm. Ishte me mua e pa. Unë jam puthur pothuajse në çdo film dhe Dori kështu më ka njohur,”-tha Olta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco