Modelja ‘rrëmben’ armën dhe bashkohet me Izraelin në luftën kundër Hamasit: Lutuni për ne!

Modelja ‘rrëmben’ armën dhe bashkohet me Izraelin në luftën kundër Hamasit: Lutuni për ne!

20:38, 14/10/2023
A+ Aa A-

Natalie është një modele e njohur OnlyFans e cila shpesh poston imazhe si ushtare lufte në Instagramin e saj.

Siç raportohet në media të ndryshme ndërkombëtare, Natalia thuhet se është regjistruar në forcat izraelite për të luftuar kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

E reja iu përgjigj thirrjes së Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe iu bashkua ushtrisë në mes të konfliktit.

Image

“Gjëra të tmerrshme po ndodhin, ne dëgjojmë histori të ngjashme me ato të të mbijetuarve të Holokaustit”, thotë ajo në postimet e saj të fundit.

Image

Teksa i afrohet vijës së parë të frontit, ajo ka postuar një selfie në Instagram me ekipin e plotë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, me një mesazh në të cilin shkruante: “Kjo nuk është një luftë, ky është një krim kundër njerëzimit!”

Gjithashtu modelja e OnlyFans, ka pozuar me uniformën e saj ushtarake duke informuar ndjekësit:“Nuk do të jem shumë aktive në rrjetet sociale. Jam bashkuar në njësinë time për detyrë rezervë, nuk e di për sa kohë. Lutuni për ne.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco