‘E ka gjenetike…’/ Stine në një rrëfim të rrallë për vajzën e tij, Estia

‘E ka gjenetike…’/ Stine në një rrëfim të rrallë për vajzën e tij, Estia

14:07, 14/10/2023
A+ Aa A-

U bë kohë që, këngëtari Ernest Duka, i cili për të gjithë njihet me emrin artistik “Stine”, nuk angazhohet më në projekte muzikore dhe duket se i është dedikuar tërësisht familjes së tij dhe vajzës së vogël, Estian.

Artisti është bërë sot pjesë e studios lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan.

Pasi foli për projektet e tij të shumta muzikore, ai u ndal dhe te roli i tij si baba. Për vajzën e tij Estia, shprehet se i ka hyrë rrugës së muzikës dhe marrëdhënien mes tyre e përshkruan mjaft të ngushtë.

-Kë vëlla dhe dy motra të tjera, kanë lidhje me artin apo jo?

Stine: Po, pothuajse të gjithë e kanë veshin e muzikës.

-Vërtet? Goca?

Stine: Goca ka shumë, e kemi fut për violinë.

-Ka filluar të këndojë?

Stine: Po, po! E ka gjenetike, e ka marrë nga të dy.

-Si baba, si je ti? Apo ç’të pyes ty unë?

Stine: Unë çdo ditë përpiqem të jem një baba i mirë, të gjej kohën.

-Por në fakt?

Stine: Në fakt, jam baba i mirë. Mendoj dhe jam.

-Ke ndonjë pendesë në lidhje me gocën, domethënë në sensin e kohës, të përkushtimit?

Stine: Normalisht e kam javën të ngarkuar, por në momentin që gjej hapësirë shkoj te vajza. Do doja të gjeja më shumë, jemi në fazë pune tani, vjen ajo më shumë te unë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco