Thuhet se Irina ishte ajo që prezantoi ish-in e saj, Bradley-n me Gigi-n

Thuhet se Irina ishte ajo që prezantoi ish-in e saj, Bradley-n me Gigi-n

17:17, 13/10/2023
A+ Aa A-

Thuhet se ‘mikja e përbashkët’ që prezantoi Bradley Cooper me Gigi Hadid, ishte pikërisht ish-i i aktorit, Irina Shayk.

Sipas një burimi për The Messenger: “Gigi u prezantua me Bradley përmes Irina-s dhe miqve të saj në industri.

Gigi dhe Irina kanë qenë të afërta gjatë viteve në të cilat kanë punuar së bashku dhe modelja 28-vjeçare dhe aktori 48-vjeçar kanë dalë edhe më parë, por gjithnjë kanë ruajtur një marrëdhënie miqësore. Gigi dhe Bradley kanë mbajtur kontakte kohët e fundit”.

Më tej, shtoi:

“Ai iu vardis dhe ajo ishte e interesuar dhe e lumtur për këtë. Ata dalin me njëri-tjetrin, por raporti është ende në fillimet e tij, ndaj nuk është serioz. Gigi e ka shprehur që nuk do një lidhje serioze. Ata kanë shumë të përbashkëta, sidomos për shkak se janë të dy prindër të famshëm”.

Më herët një tjetër burim është shprehur për ET se Gigi po interesohet në aktrim dhe është intriguar nga Bradley dhe do të shohë perspektivën dhe të marrë leksione nga ai.
 
Por, ç’mendon Irina për lidhjen e tyre? Një burim tha për ET se Shayk nuk e ka problem, sepse marrëdhënia mes aktorit 48-vjeçar dhe modeles 28-vjeçare nuk është serioze. “Të gjithë janë të hapur që të vazhdojnë përpara me partnerë të tjerë”.

Image

Cooper dhe Shayk, ndonëse u ndanë në vitin 2019, sërish, për hir të vajzës 6-vjeçare, Lea, qëndrohnë në kontakt, veçanërisht për pushimet e verës. Në vitin 2022, qarkulloi thashethemi se ai dhe Irina ishin rikthyer, madje po mendonin të zgjeronin edhe familjen.

Sa i përket Irina-s, ajo po takohet me Tom Brady dhe gjithashtu, thuhet edhe se marrëdhënia e tyre s’është serioze dhe se thjesht argëtohen së bashku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco