Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Regjisori i njohur: Bruce Willis po humbet dëshirën për të jetuar!

Regjisori i njohur: Bruce Willis po humbet dëshirën për të jetuar!

16:55, 13/10/2023
A+ Aa A-

Vitin e kaluar, Bruce Willis, tashme 68 vjeç, u tërhoq nga aktrimi mes betejës së tij me sëmundjen e afazisë, e cila shkakton përkeqësimin e aftësive gjuhësore të pacientit. Marsin e ketij viti, familja e tij njoftoi se sëmundja e tij kishte ‘përparuar’ dhe se ai ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale (FTD).

Regjisori Glenn Gordon Caron, i cili krijoi serialin e vitit 1980 “Moonlighting”,  ku nisi shkelqimi i Bruce, zbuloi detaje nga vizita qe i beri aktorit dhe ato jane prekese.

“Ndjesia ime në momentin e parë është që ai nuk e di se kush jam unë”, tha Glenn në intervistën e tij me PageSix. “Ai nuk është plotësisht i verbër, ai ka qenë një lexues i pangopur – dhe tani po lexon dot”, tha Glenn. Regjisori qe krijoi edhe serialin “Medium”, rrefeu se : “Të gjitha ato aftësi gjuhësore nuk janë më të disponueshme për të, dhe megjithatë ai është ende Bruce. Por gëzimi i jetës i ka ikur”, shtoi ai.

Image

Per Bruce aktualisht po kujdeset nga gruaja e tij Emma Heming, me të cilën ndan dy vajzat e tij më të vogla Mabel dhe Evelyn. Ai gjithashtu ka tre vajza të rritura – Rumer, Scout dhe Tallulah – me ish-bashkeshorten Demi Moore, e cila ka mbetur mikeshë me të dhe Eman. Që kur filloi beteja e Bruce me afazinë, Glenn me sa duket është përpjekur t’i bëjë vizita mujore, jo gjithmonë me sukses.

“Gjëja që e bën sëmundjen e tij më të rëndë është se nëse keni kaluar ndonjëherë kohë me Bruce Willis, duhet ta dini se nuk ka njeri qe te percjelle më shumë gëzim se ai. Bruce thjesht adhuronte të zgjohej çdo mëngjes dhe të përpiqej ta jetonte jetën në maksimum, por tani jeton sikur eshte duke e parë jetën nga një derë ekrani. Duket sikur e ka humbur deshiren per te jetuar", u shpreh regjisori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco