Vajza yll e Blendi Fevziut feston ditëlindjen! Merr urimin e veçantë!

Vajza yll e Blendi Fevziut feston ditëlindjen! Merr urimin e veçantë!

16:45, 13/10/2023
A+ Aa A-

Blendi Fezviu është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Prej vitesh ai drejton programin e tij “Opinion”, duke u bërë pjesë e pandashme e familjeve shqiptare.

Image

E përveç angazhimit në televizion, gazetari është shumë aktiv edhe në rrjetin e tij social Instagram, ku vazhdimisht ndan jo vetëm postime që kanë të bëjnë me profesionin e tij. Ai zgjedh që të ndajë momente nga përditshmëria, nga udhëtimet e shumta që bën nëpër vende të ndryshme të botës, por edhe momente familjare në ditë të shënuara.

Sot vajza e tij e madhe feston ditëlindjen dhe gazetari ka zgjedhur që t’i bëjë një urim publik. “Gëzuar ditëlindjen, Mishel”, ka shkruar Blendi, teksa e ka shoqëruar me një emoji me zemër.

 

Gazetari u mjaftua me një foto ku shihet së bashku me vajzën e tij të madhe, e ku më shumë fjalë në fakt, mund të ishin të tepërta, pasi fotoja flet vetë: Mishel një yll i vërtetë, dhe duken kaq bukur babë e bijë.

Blendi Fevziu është baba i dy vajzave, Mishelit dhe Alisit. Ai rrallëherë zgjedh që të publikojë fotografi me to në rrjetet sociale, duke preferuar që jetën familjare ta mbajë sadopak larg syrit kureshtar të publikut.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco