Skenaristët e Hollivudit kthehen në punë: Pas një greve pesëmujore, u miratua një kontratë e re

Skenaristët e Hollivudit kthehen në punë: Pas një greve pesëmujore, u miratua një kontratë e re

09:07, 11/10/2023
A+ Aa A-

Anëtarët e Shoqatës së Skenarëve të Amerikës (WGA) kanë miratuar një kontratë të re trevjeçare me studiot kryesore pesë muaj pasi sindikata thirri një grevë.

Kjo grevë ndërpreu prodhimin e filmit dhe televizionit në Hollywood.

WGA tha se 99 për qind e rreth 8,500 votuesve mbështetën marrëveshjen, e cila siguron rritje pagash, disa mbrojtje që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale dhe përfitime të tjera.

“Së bashku kemi qenë në gjendje të arrijmë atë që shumë thanë se ishte e pamundur vetëm gjashtë muaj më parë“, tha presidentja e WGA West Meredith Stim.

Aleanca e Prodhuesve të Filmave dhe Televizionit (AMPTP), e cila përfaqëson Walt Disney, Netflix dhe kompani të tjera mediatike, tha se marrëveshja “përfaqëson përfitime dhe mbrojtje të rëndësishme për skenaristët“.

“Është një zhvillim i rëndësishëm për industrinë tonë që skenaristët po kthehen në punë”, thuhet në deklaratën e shoqatës.

Aktorët dhe interpretuesit e tjerë po kërkojnë gjithashtu rritje të pagave dhe mbrojtje nga inteligjenca artificiale, plus përmirësime të tjera në kushtet e punës. Negociatorët e sindikatës së aktorëve SAG-AFTRA rifilluan bisedimet e kontratës me studiot në fillim të kësaj jave.

SAG-AFTRA, sindikata më e madhe e Hollivudit dhe studiot do të takohen sërish të mërkurën, më 11 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco