Cllevion: Njerëzit e Stresit me goditën me thikë

Cllevion: Njerëzit e Stresit me goditën me thikë

22:28, 10/10/2023
A+ Aa A-

Dikur dy shokë të ngushtë që janë rritur së bashku, e sot duket se janë kthyer në dy armiq të përbetuar ndaj njëri-tjetrit. Po flasim për dy reperat Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, dhe Kleviol Ahmetin, e njohur me emrin e artitit si Cllevio.

Miqësia mes tyre pësoi krisjen e parë në momentin kur Stresi u pajtua me Noizyn (Rigels Rajku). Që nga ky moment, ka patur edhe ditë të shkurtëra pajtimi mes tyre, por ndërkohë janë zënë sërish dhe gjuha e përdorur ndaj njëri-tjetrit ka ardhur gjithmonë e duke u ashpërsuar.

Ditën e sotme, njerëz të Stresit kanë dhunuar fizikisht Cllevion, i cili ndodhet jashtë shtetit pasi është në kërkim nga drejtësia si porositësit i djegies së makinës së Noizyt, pak kohë më parë.

Rrahjen ndaj tij, e ka konfirmuar vetë Cllevio përmes një postimi në InstaStory ku pretendon se e kanë goditur edhe me thikë.

“Dakord, më gjuajtën njerëzit e Stresit, por jam mirë dhe ndoshta do të ta marr hakun këto ditë Stresi p****. Më kanë gjuajtur dhe me thikë, por gango i duron. Po ça di ti për mu” – shkruan Cllevio në postimin e tij.

Ndërkohë në rrjetet sociale, po qarkullon edhe një video, ku Cllevio në momentin që është sulmuar fizikisht nga njerëzit e Stresit ka qenë “live” në rrjetet sociale. Po ashtu, edhe Stresi, përmes një video-live ka konfirmuar rrahjen e ish-shokut të tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco