Kylie Jenner mbështet Izraelin - Fansat i kthehen kundër, humbet 230 mijë ndjekës

Kylie Jenner mbështet Izraelin - Fansat i kthehen kundër, humbet 230 mijë ndjekës

20:51, 10/10/2023
A+ Aa A-

Influencerja e njohur Kylie Jenner ka humbur një numër të madh ndjekësish në Instagram, vetëm pak çaste pasi deklaroi publikisht se mbështet Izraelin.

Prej ditës së shtunë, terroristët e Hamas ndërmorën një sulm të përgjakshëm ndaj Izraelit, duke vrarë qindra persona, shumë prej tyre civilë, gra e fëmijë.

Ndërsa ushtria izraelite është angazhuar në një operacion të madh kundërsulmi duke bombarduar me dhjetra objektiva në Rripin e Gazës, nga ku për fat të keq, raportohen viktima edhe mes civilëve.

Jenner ka postuar në Instagramin e saj mesazhin mbështetës ndaj Izraelit ku thuhet: “Sot e përgjithmonë, ne jemi me izraelitët”.

Kaq ka mjaftuar që ajo të humbasë qindra mijëra njekës në rrjetin social.

Shumë ndjekës të saj të irrituar kanë shkruar në rrjetet sociale se Jenner nuk e ka idenë se çfarë po ndodh, nuk di historinë dhe thjesht i bashkohet trendit të radhës për të fituar vëmendjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco