‘S’duhet t’i kisha publikuar’/ Pink i ‘urren’ këto dy këngë të saj

‘S’duhet t’i kisha publikuar’/ Pink i ‘urren’ këto dy këngë të saj

15:02, 10/10/2023
A+ Aa A-

Ajo është një nga vokalet më të fuqishëm dhe artistet ndërkombëtare që i ka rezistuar kohës. Po flasim, për Pink e cila së fundmi ndoshta nuk e kemi gjetur në projekte të reja, por këngëtarja vijon të organizojë koncerte të ndryshme në mbarë botën, e kështu muzika e saj nuk do të ‘vdesë’ kurrë.

Në një intervistë të fundit ‘Los Angeles Times’ një pyetje që i është drejtuar e ka bërë të reflektojë.

Mes dhjetëra këngëve të saj, ajo ka zgjedhur ‘më të këqijat’ për të cilat është shprehur se nuk do të donte t’i kishte publikuar kurrë.

“Më e keqja? Dua të them, ka pasur kaq shumë. Ndoshta ‘True Love” sepse është këngë e keqe. I detyrohem bashkëshortit tim një tjetër këngë dashurie”, u shpreh ylli i muzikës.

Reflektoi sërish dhe u kujtua se në fakt ka dhe disa këngë të tjera që do të donte t’i hiqte nga lista, por është tepër vonë.

“Oh prit, është edhe ‘We’ve Got Scurvy’ Do të doja që të mos e kisha publikuar kurrë. Ishte një gabim i madh”, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco