Caitlyn Jenner ‘thyen heshtjen’ për videon erotike të Kim

Caitlyn Jenner ‘thyen heshtjen’ për videon erotike të Kim

14:26, 10/10/2023
A+ Aa A-

Dinamika të reja nga familja ‘Kardashian’. Caitlyn Jenner ish-bashkëshorti i Kris Jenner na ka treguar më shumë rreth videos erotike të Kim Kardashian që u publikua në vitin 2007 dhe bëri bujë. Ish-ylli Olimpik pretendon se nuk ka asnjë lidhje me publikimin e asaj videoja dhe madje u përpoq ta shmangte atë.

“Të jem e sinqertë me ju, preferova që qëndroja jashtë gjithçkaje“, ka thënë ajo.

Ndryshe nga Caitlyn, ish i dashuri i Kim Kardashian ka ‘plasur’ bombën dhe pretendon se po tregon të vërtetën. Sipas tij ishte nëna e Kim, Kris Jenner ajo që përzgjodhi një nga dy videot intime që ajo kishte parë, për t’i publikuar.

Megjithatë, Kris dhe Kim kanë hedhur poshtë pretendimet duke thënë se videoja është postuar pa dijeninë e tyre.
Caitlyn është pyetur nëse Kim dhe Kris kishin punuar së bashku në lidhje me këtë video intime, ajo ka thënë: “Nuk ia kam idenë. Nuk e kam diskutuar kurrë këtë temë dhe nuk do doja ta kisha si bisedë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco