FOTO/ Blero krahason hitet e tij muzikore me ekipin legjendar katalans

FOTO/ Blero krahason hitet e tij muzikore me ekipin legjendar katalans

12:58, 10/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero është shumë i dëgjuar nga të gjitha moshat.

Ai njihet për muzikën e veçantë dhe hitet që ka sjellë ndër vite, duke e bërë atë njërin prej artistëve shumë të dëgjuar.

Blero së fundi erdhi me një bashkëpunim me këngëtaren Rafaela, të titulluar “Zemrën ma ndale”, i cili u mirëprit nga fansat e tij.

Artisti shumë i dashur nga publiku, mbrëmë bëri një postim shumë interesant në Instagram, ku postoi një fotografi të ekipit të Barcelonës, e që e kishte vendosur edhe veten në mesin e tyre.

Ai i emëroi lojtarët sipas emrave të hiteve të tij, duke treguar që këngët e tij kanë qenë aq legjendare sa edhe klubi katalanas.

Image

Në përshkrimin e fotografisë ai thotë: “Një kampion është ai i cili çohet atëherë kur s’mundet. Asnjëherë mos u dorëzo.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco