Dj Geek konfirmon bashkimin me Loredanën pas ndarjes nga Dafina Zeqiri!

Dj Geek konfirmon bashkimin me Loredanën pas ndarjes nga Dafina Zeqiri!

12:17, 05/10/2023
A+ Aa A-

Dj Geek pas ndarjes nga Dafina Zeqiri dhe grupi i saj “Moneyz” do të nisë një rrugëtim të ri me Loredanën. Lajmi u dha disa ditë më parë nga “Prive”, ndërkohë që së fundmi mesa duket është konfirmuar edhe nga vetë Geek.

Ai ka treguar mbështetjen e tij ndaj reperes, duke ndarë në Instagram këngën e saj të fundit shoqëruar me emojin e një kupe. Deri tani nuk ka ende detaje mbi bashkëpunimin e tyre.

Ky bashkëpunim vjen pasi ish-ët e dyshes, Dafina dhe Mozzik kanë paralajmëruar një bashkëpunim bashkë. Ata kanë zbuluar vetëm se projekti do të titullohet “Pahiri”, por nuk ka një datë se kur do të publikohet.

Image

Nuk dihet nëse këto bashkëpunime janë rastësi apo kanë ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por me siguri do të trazojnë ujërat në shoëbizin shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco