Victoria Beckham thyen heshtjen pas 20 vitesh për lidhjen e David me Rebecca Loos: Ishte periudha më e vështirë e jetës time

Victoria Beckham thyen heshtjen pas 20 vitesh për lidhjen e David me Rebecca Loos: Ishte periudha më e vështirë e jetës time

12:08, 04/10/2023
A+ Aa A-

Victoria Beckham ka folur për herë të parë për dhimbjen që pësoi pas pretendimeve për lidhjen e dyshuar të bashkëshortit të saj David me Rebecca Loos.

Pothuajse 20 vjet pasi u pretendua se ai dhe asistentja personale ishin afruar teksa luante në Spanjë për Real Madridin, Victoria zbuloi se ajo kohë ishte ‘më e vështira’ e jetës së saj dhe se ajo nuk ndihej më si çifti që kishin njëri-tjetrin.

Ndërkohë, Beckham pranoi se ende nuk e di se si e kaluan krizën e vitit 2003, por ai dhe gruaja e tij e dinin se duhej të ‘luftonin për familjen e tyre’ dhe tha se ndjeheshin sikur po ‘mbyteshin’ kur martesa e tyre ishte kryefjala për muaj të tërë.

Image

Ish-kapiteni i Anglisë tregoi gjithashtu se si ai ‘ndihej i sëmurë fizikisht çdo ditë’ ndërsa ai dhe Victoria përballeshin me një betejë për të shpëtuar martesën e tyre.

Mbrëmë çifti mori pjesë në premierën në Londër të një dokumentari me katër pjesë të Netflix, të titulluar “Beckham”, i cili përfshin jetën e tij nga fëmijëria e deri në rolin e tij të fundit si bashkëpronar i skuadrës amerikane Inter Miami, shkruan DailyMail.

Beckham dhe gruaja e tij stiliste, e cila kishte veshur një kostum të bardhë pantallonash nga marka e saj, iu bashkuan katër fëmijët e tyre Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, si dhe gruaja e aktores së Brooklyn, Nicola Peltz dhe e dashura modele e Romeos, Mia Regan.

Të famshëm në listën e të ftuarve përfshinin James Corden, Tana Ramsay, Gary Neville, Alexa Chung dhe Steve Bruce, dhe më pas Beckham organizoi një festë luksoze në klubin The Twenty Two në Mayfair.

Image

Gjithçka dukej një milion milje larg ditëve të vështira në Madrid, për të cilat miqtë e çiftit thonë se vendosën të flisnin sepse donin të shfaqeshin autentikë.

Në një intervistë tepër të sinqertë në episodin e katërt dhe të fundit, Victoria, 49 vjeç, u duk se po luftonte t’i përmbante lotët teksa u pyet nëse ishte koha më e vështirë në martesën e tyre.

100 për qind. Ishte periudha më e vështirë për ne. Sepse ndihej sikur bota ishte kundër nesh”, rrëfeu ajo.

“Kjo është puna, ne ishim kundër njëri-tjetrit, nëse jam plotësisht e sinqertë. Deri në Madrid ndonjëherë ndiheshim si ne kundër gjithë të tjerëve, por ishim bashkë, ishim të lidhur, kishim njëri-tjetrin. Por kur ishim në Spanjë, nuk më dukej sikur kishim njëri-tjetrin. Dhe kjo është e trishtueshme. As që mund të filloj t’ju them se sa e vështirë ishte. Dhe si ndikoi tek unë”, tha Victoria.

Image

Beckham, 48 vjeç, shokoi botën kur lidhja e tij e supozuar me Loos u zbulua në gazetën tashmë të zhdukur News Of The World.

Në atë kohë Victoria kishte vendosur të qëndronte në Angli në mënyrë që djemtë e saj të vegjël Brooklyn dhe Romeo të mund të qëndronin në shkollat ​​e tyre. Vendimi e la Beckham të vetmuar dhe ai pranon se kishte pasur vështirësi.

“Kur u transferova për herë të parë në Spanjë ishte e vështirë sepse kisha qenë pjesë e një klubi dhe një familje për të gjithë karrierën time, nga mosha 15 deri në 27 vjeç. U transferov brenda natës, isha menjëherë në qytet, nuk e flisja gjuhën. Më e rëndësishmja, nuk kisha familjen time”, tregoi David.

I pyetur se si mbijetoi martesa e tyre, Beckham tregoi se si kishte frikë të luante futboll ndërsa gruaja e tij përpiqej të gjente një mënyrë për ta kaluar krizën e tyre.

Duke tundur kokën, ai tha: “Nuk e di se si e kaluam atë, sinqerisht. Victoria është gjithçka për mua, ishte tepër e vështirë ta shikoja të lënduar, por ne jemi luftëtarë dhe në atë kohë kishim nevojë të luftonim për njëri-tjetrin, kishim nevojë të luftonim për familjen tonë”.

Image

“Dhe ajo që kishim ia vlente të luftonim. Kishte disa ditë që zgjohesha dhe mendoja: ‘Si do të shkoj në punë? Si do të eci në atë fushë stërvitore? Si do të dukem sikur asgjë nuk shkon?’ Ndihesha i sëmurë fizikisht çdo ditë kur hapja sytë, ‘Si do ta bëj këtë?”, tha tutje ai.

Kriza e shtyu Victorian të zhvendosej në Madrid, ku blenë një shtëpi prej 3 milionë funtesh, të cilën ajo thotë se e dekoroi vetë. Më vonë ajo lindi djalin e tretë të çiftit, Cruz, tani 18 vjeç, në kryeqytetin spanjoll.

Pavarësisht se krijoi një bazë për familjen e saj në Madrid, ajo pranon se nuk ishte e kënaqur me largimin nga Anglia.

Image

“Sapo mund t’i çoja fëmijët në shkollë, ne shkuam atje. A e kisha inat Davidin? Nëse jam plotësisht e sinqertë, po. Kam qenë ndoshta, nëse jam e sinqertë, më e palumtur që kam qenë ndonjëherë në jetën time”, tha ajo.

Victoria e përshkroi kohën e tyre në Madrid si një ‘makth’ dhe ‘një cirk absolut’.

Victoria tregon për lehtësimin e saj kur u transferua në Los Angeles, ku Beckham luajti për LA Galaxy, duke pranuar se ndihej ‘e qetë’.

“Isha shumë e lehtësuar që po largohesha nga një situatë kaq e ndërlikuar në Spanjë. LA ishte një vend ku gjithçka ishte shumë më e lehtë. Më e lehtë për të gjetur një shtëpi, më e lehtë për të gjetur një shkollë, ju nuk keni një pengesë gjuhësore. Dhe kështu për mua, ishin të gjitha ëndrrat e mia të realizuara”, shtoi Victoria.

Ajo megjithatë, ndau zemërimin e saj me vendimin e bashkëshortit të saj për të lënë përkohësisht skuadrën e LA për të luajtur për AC Milan në Itali, në mënyrë që ai të mund të futej sërish në skuadrën e Anglisë pas një ultimatumi nga menaxheri Fabio Capello.

Image

Finalja e serialit e shfaq çiftin duke kërcyer me hitin e Dolly Parton dhe Kenny Rogers “Islands In The Stream” në hambarin e tyre të konvertuar në Oxfordshire. Të katër fëmijët e tyre, përfshirë vajzën Harper, 12 vjeç, shfaqen në skena, si dhe gruaja e Brooklyn, Nicola Peltz.

Duke folur për jetën e tyre ndërsa po i afrohen përvjetorit të 25-të të martesës korrikun e ardhshëm, Victoria thotë: “Ndihem e lumtur tani, ndihem shumë e kënaqur tani”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco