Pasi të lexoni këtë artikull, nuk do të flini më vonë gjatë fundjavës!

Pasi të lexoni këtë artikull, nuk do të flini më vonë gjatë fundjavës!

09:35, 03/10/2023
A+ Aa A-

Presionet e punës, familjes, orët e gjata të kaluara jashtë shtëpisë në fundjavë e bëjnë thuajse të pamundur mbajtjen e një orari të saktë dhe të qëndrueshëm të gjumit. Hulumtimi i ri i Augusta University në Georgia thotë se ky çrregullim orari mund të lidhet me plakjen e përshpejtuar biologjike.

Përafërsisht një në tre të rritur raportojnë se nuk flenë mjaftueshëm çdo ditë. Studimet e ndryshme e kanë lidhur mungesën e gjumit me një sërë çrregullimesh mendore dhe fizike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, obezitetin etj.

Në shkrim të botuar në revistën Sleep Health, studiuesit vlerësuan të dhënat nga 6052 të rritur që morën pjesë në Anketën Kombëtare të Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqyerjes në SHBA. Fokusi u mbajt tek parametrat e gjumit si kohëzgjatja, cilësia e gjumit dhe oraret e çrregullta.

"Në këtë studim, ne zbuluam se gjumi i çrregullt gjatë i fundjavës lidhet me plakjen e përshpejtuar biologjike," tha për Newsweek autori i studimit dhe profesori i mjekësisë, Xiaoling Wang.

Ajo që qëndron pas rezultateve negative në këtë studim, lidhet me idenë se fajtori i mundshëm është prishja e ritmit të brendshëm cirkadian (gjumë-zgjim).

Trupat tanë programohen drejt një orari me të cilin trupi është mësuar kohë pas kohe. "Individët që ndryshojnë shpesh ciklin e tyre të gjumit/zgjimit mund të përjetojnë mospërputhje midis kohës biologjike dhe kohës së jashtme (drita, dielli). Ndaj, ndërprerja cirkadiane mund të jetë mekanizmi kryesor që lidh devijimet mes gjumit dhe plakjes biologjike," tha Wang.

Sipas ekspertëve, faktorët që lidhen me stilin modern të të jetuarit, si ekspozimi i gjatë ndaj dritës, jeta e natës dhe përdorimi i pajisjeve elektronike janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në prishjen e gjumit dhe rrjedhimisht pasojat shkojnë deri tek plakja e parakohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco