Këngëtari i njohur shqiptar bën publike lidhjen e re pas 1 viti bashkë

Këngëtari i njohur shqiptar bën publike lidhjen e re pas 1 viti bashkë

11:24, 02/10/2023
A+ Aa A-

Nëse mendonit se Blero ka qëndruar single për një kohë të gjatë pas ndarjes nga Afrona e keni gabim. Këngëtari ka zbuluar së fundmi se prej 1 viti ka qenë në një lidhje dashurie me një vajzë, për të cilën ka folur shpesh, por kurrë nuk kishte publikuar një foto të tillë çift.

Të shtunën ata kanë festuar përvjetorin e parë të lidhjes dhe Blero ka publikuar një foto intime me të dashurën.“Një vit, një jetë, një pafundësi. Të dua dashuri”, ka shkruar Blero.

Së fundmi në një intervistë Blero pranoi se është shumë i lumtur dhe i përmbushur.

“Po ja kaloj më së miri në botë. Jam shumë i lumtur. S’po dua të flas shumë për të dashurën time, por jam duke e jetuar jetën me plot energji, me plot dashuri. Ajo nuk është person publik, do privatësi dhe ja respektoj derisa të vendosë të dalë në publik. Ajo më përmbush”, tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco