Donaldi bën tifo për dikë në 'Dancing With The Stars' dhe jo, nuk është Bora!

Donaldi bën tifo për dikë në 'Dancing With The Stars' dhe jo, nuk është Bora!

11:22, 02/10/2023
A+ Aa A-

Edhe pse në skenën e “Dancing With The Stars”, si moderatore do të jetë partnerja e tij Bora Zemani, Donaldi bën tifo për dikë tjetër. Ajo është konkurrentja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, e cila  ishte e ftuar në “Më lër të Flas”.

Fifi u shpreh entuziaste për këtë eksperiencë të re, që e rikthen në ekranin e Top Channel. Përballë binjakëve Romeo dhe Donald Veshaj, ky i fundit u shpreh se do të jetë mbështetës i flaktë i këngëtares. Donaldi nuk e ka harruar mbështetjen që Fifi i dha në “Big Brother VIP 1” dhe tashmë është radha e tij t’ia kthejë nderin artistes.

“Unë një gjë di të them, që unë o të jem tifoz me Fifin në këtë ‘Dancing With The Stars’. Sepse, sikurse Fifi më ka mbështetur mua në kohën që kam pasur nevojë. Unë jam ‘team Fifi’. Të dua dhe jam me ty”, tha Donaldi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco