Si reagoi familja e Tupac, pas arrestimit të autorit që dyshohet se e vrau?

Si reagoi familja e Tupac, pas arrestimit të autorit që dyshohet se e vrau?

15:09, 30/09/2023
A+ Aa A-

Familja e legjendës së ‘hip-hop’, Tupac Shakur ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të një personi të dyshuar për vrasjen e tij, ngjarje e ndodhur në vitin 1996.

I arrestuari është personi i identifikuar me emrin, Duane ‘Keffe D’ Davis. Ai u vu në pranga nga policia në një shëtitje pranë shtëpisë së tij në periferi të Las Vegas të Henderson të premten.

Davis pritet të përballet me akuzën për ‘vrasje’, sipas avokatit të qarkut Clark County Las Vegas, Steve Wolfson.

Gjatë një konference për shtyp, Wolfson tha: “Familja ka kontaktuar zyrën time, imagjinoj gjithashtu (policinë), ne kemi qenë në komunikim me ta”.

“Ne e kuptojmë se ata po e mirëpresin këtë lajm, janë të kënaqur me këtë lajm dhe sigurisht që janë të vetëdijshëm për kthimin e kësaj aktakuze”.

Ai e përshkroi Shakurin si një ‘legjendë muzikore’ ndërsa shtoi se për një kohë të gjatë, ky komunitet dhe në mbarë botën kanë kërkuar drejtësi për Tupac.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco