Mësoni nga Jeff Weiner: 3 cilësitë e njerëzve me të cilët kam kënaqësi kur punoj

Mësoni nga Jeff Weiner: 3 cilësitë e njerëzve me të cilët kam kënaqësi kur punoj

11:06, 30/09/2023
A+ Aa A-

Jeff Weiner, ish CEO i LinkedIn, ka ndarë 3 cilësitë që i kërkon gjithnjë tek punonjësit e tij:

Dream Big – Ëndërrojnë për gjëra të mëdha

Shumë shpesh, bashkëbisedimet e mia janë me njerëz që janë në mënyrë të natyrshme të predispozuar të mendojnë në nivele të mëdha dhe pa kufij. Kur arsyetoj me qeteëi, mendoj se ky lloj vizioni mund të jetë shumë frymëzues, duke bërë të mundur që të ndryshojë mënyrën që ekipet e punës të zgjidhin ccdo sfidë të kompanisë dhe mbase të ndryshojnë trajektoren e një kompanie.

Get Sh*t Done – BËJNË PUNËN

Menjëhere sapo pashë këto fjalë më sipër të shkruara, kuptova që mesazhi nuk ishte i plotë.
Nëse një qëllim është vërtet vizionar, patjetër që do të përballet me njerëz që hedhin dyshime, jane skeptike dhe nga ata qe ndihen te kercenuar nga realizimi i ketij qellimi. Si rezultat, do të shfaqen gjithmonë “mure” të cilat do ju pengojnë të arrini objektivat. Disa nga njerëzit më të aftë me të cilët kam pasur rastin të punoj dinë se si të kapërcejne përtej këtyre ”mureve” me anë të virtyteve dhe forcës së tyre të vullnetit. Me fjalë të tjera, ata thjesht ”bëjnë punën që duhet”.

Know How to Have Fun – Dinë të argëtohen

Unë kam arritur një pikë në karrierën time ku dëshiroj të jem i rrethuar nga njerëz me të cilët jo vetëm ndajmë të njejtin vizion, por me të cilet kemi të përbashkët një dedikim të sinqertë për t’u sjellë sipas vlerave dhe kulturës së kompanisë. Ata janë lojtarë të një ekipi, nuk mburren dhe nuk i rrijnë “rëndë” njëri-tjetrit, dhe dinë se si të argetohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco