Stresi kërkon falje publike: Kam qënë jashtë kontrollit

Stresi kërkon falje publike: Kam qënë jashtë kontrollit

10:04, 30/09/2023
A+ Aa A-

Para disa ditësh, Stresi iu rikthye sërish sherreve virtuale në TikTok duke “kërcënuar gangsterat" e këtij rrjeti social, siç ai vet është shprehur, për të cilët tha se nuk i fal dhe nuk i harron kurrë.

Mirëpo reperi duket se është penduar dhe përmes një postim në rrjetet sociale ka kërkuar falje publike për veprimet e fundit.

“Jeta është tamam si një labirint, asnjëherë nuk e dimë se çfarë sfide apo pengese tjetër vjen më pas. Unë mendoj që kemi dy opsione: të marrin kontrollin pasi kemi dalë jashtë tij dhe e dyta i bie të mbijetosh nën presion.

Kërkoj falje, nuk jam unë ai por koha tregon më së miri. I kërkoj falje familjes sime që janë bërë pjesë e internetit tashmë dhe pjesë e sharjeve. Unë i kërkoj falje publikisht të gjithë atyre që i kam ofenduar familjen por kam qënë jashtë kontrollit sepse u bë një vit e gjysmë, mos më shumë, që vetëm ofendohen familjarët tanë nga njerëz që si duket i kanë bërë mirë llogaritë me veten e tyre dhe kur i dëgjoj këto gjëra, normalisht janë shpifje por çdo gjë ka një limit. Unë do e respektoj këtë gjë bindshëm, lërini familjet, shihemi personalisht një ditë. Edhe njëherë, ju kërkoj falje, për të tjerat, i di Zoti i madh“, shkruan reperi në profilin e tij në Instastory.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco