Chiara Feragni lë me urgjencë Parisin drejt Fedez, reagon këngëtari: Mjekët më shpëtuan jetën

Chiara Feragni lë me urgjencë Parisin drejt Fedez, reagon këngëtari: Mjekët më shpëtuan jetën

22:58, 29/09/2023
A+ Aa A-

Modelja e njohur Chiara Feragni është detyruar të lërë me urgjencë Parisin, ku ishte transferuar për disa ditë për të qenë pjesë e ‘Javës së Modës’. Mediat italiane shkruajnë se shkak për këtë lëvizje urgjente është bërë bashkëshorti i saj Fedez, i cili ndodhet në spital.

Ai iu nënshtrua një operacioni për ulçerë gastrike dhe raportimet e para kanë bërë me dije se operacioni ka shkuar shumë mirë. Po ashtu, sipas të njëjtit burim, raportohet se reperi është operuar me urgjencë për shkak se ka pasur hemorragji, por për momentin gjithçka duket se është nën kontroll.

Për këtë ka reaguar dhe vetë këngëtari në rrjetet sociale duke falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe ka treguar për gjendjen e tij.

“Si fillim dua t’ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar sepse mbështetja në raste të tilla të bën gjithmonë mirë. Fatkeqësisht për momentin jam shtruar në spital për shkak të ulçërës në stomak e cila më shkaktoi një hemorragji të brendshme. Falë dy transfuzione të gjakut tashmë jam më mirë. Falënderoj të gjithë stafin mjekësor që më shpëtoi jetën”- shkruan këngëtari italian.

Vitin e kaluar reperi i njohur iu nënshtrua një operacioni për kancerin pankreatik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco